Rusia dhe Ukrahina mbulohen nga bora e madhe
Rusia dhe Ukraina janë goditur nga një stuhi e madhe dëbore, e cila duket se ka shkaktuar kaos dhe ngrica në pothuajse çdo qytet. Më shumë se 250 aksidente automobilistike janë raportuar në rrugët e akullta të Vladivostokut të Rusisë, më pak se 24 orë pas rënies së dëborës së parë të dimrit.
Ndërkohë, banorët kanë përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë pamjet e mahnitshme të qyteteve të mbuluara nga dëbora, si dhe pamjet tronditëse të aksidenteve.
Rreth 256 aksidente rrugore ndodhën të premten në Lindjen e Largët të Rusisë, pasi rrugët u shndërruan në rrugica të akullta për shoferët vendas. Për fat të mirë, askush nuk vdiq, por tetë persona ishin plagosur.
Përdoruesit e medieve sociale postuan foto dhe video, duke treguar përpjekje të dëshpëruara për të ndaluar makinat që lëviznin me shpejtësi të lartë në rrugët e mbuluara më dëborë dhe godisnin makinat e tjera njëra pas tjetrës. Një kodër e akullt në veçanti u bë një makth për këdo që guxonte të shkonte atje. Videot tregojnë shoferët që humbasin kontrollet e automjeteve të tyre dhe përplasnin makinat para tyre.
Temperatura në Novosibirsk ranë deri në -18 gradë celsius gjatë natës, raporton “The Telegraph”.

