Rutte takim me Trump në Washington, reagon edhe Shtëpia e Bardhë
Sekretari i pergjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Presidenti Donald Trump do të takohën rreth orës 21:30 në Shtëpinë e Bardhë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt tha pasi u pyet nga gazetarët se tërheqja e SHBA-së nga NATO do jetë temë diskutimi mes te dyve.
Gazetarja: A po e shqyrton ende SHBA-ja tërheqjen nga NATO?
”Kjo është diçka që Presidenti e ka diskutuar. Dhe mendoj se është diçka që Presidenti do ta diskutojë pas disa orësh me sekretarin e Përgjithshëm Rutte. Ndoshta do të dëgjoni drejtpërdrejt nga Presidenti pas atij takimi më vonë këtë pasdite”, u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

