Tahiri, nga Prokuroria: Jam i hapur për çdo hetim nga akuza

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë nga Prokuroria pas rreth 2 orë e 30 minutash që u mor në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Në një prononcim të shkurtër për median, Tahiri ka ripërsëritur qëndrimin e tij se është i gatshëm për hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Ai tha për mediat i ka kërkuar organit të akuzës që të shpejtojë me hetimin në adresë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me pyetjet e prokurorëve gjatë dëshmisë së tij, teksa u shpreh se nuk do ta bëjë betejën për drejtësi para gazetarëve, ndërsa shtoi:

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Jam i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo pyetje dhe i përhapur për çdo hetim nga ana e prokurorisë”,- tha ish-ministri i Brendshëm.

Një ditë më parë, oficerët e policisë gjyqësore kryen kontrollin e banesës së ish-ministrit. Kontrolli erdhi pas dyshimeve se në shtëpinë e ministrit mund të gjendeshin gjurmë që bënin lidhjen mes tij dhe të arrestuarve për trafik droge në Itali.

Ndërkohë, Parlamenti votoi ditën e mërkurë dhënien e lejes së Prokurorisë për hetim dhe kontroll banese. Prokurorët e çështjes kërkuan që Tahiri të arrestohej, pasi akuzohet për “trafik droge” dhe “korrupsion”. Kërkesa për arrestim u gjet e pabazuar në prova nga ana e deputetëve të mazhorancës dhe u rrëzua në Kuvend.

Hetimi për ish-ministrin nisi pas arrestimit në Itali të një organizate kriminale që trafikonte drogë. Mes të arrestuarve është dhe kushëriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj. Nga përgjimet e Habiljave që ka kryer policia italiane, rezulton se emri i ish-ministrit përmendet si përfitues i të ardhurave nga trafiku i drogës.

Saimir Tahiri i ka kundërshtuar publikisht akuzat dhe lidhjet e tij me kushërinjtë për trafik droge. Ndërkohë, Prokuroria pretendon se ka dyshime të arsyeshme se ish-ministri ka favorizuar grupin e narkotrafikut në Vlorë.

VIDEO/DEKLARATA E TAHIRIT PAS DALJES NGA PROKURORIA

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/1597742340289022/

Ku është makina e krimit Audi AA 003 GB? Te Kodra e Diellit, Tiranë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?