Salcë ministres, lirohet pas 10 orësh studentja rebele por dha një tjetër mesazh

Ka qëndruar rreth 10 orë në komisiarin nr 1, studenta Mirela Ruko, e cila spërkati me salcë në kokë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Policia bën me dije se ajo rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, u lirua.

Ruko, një studente e cila ka ndërprerë studimet për shkak të reformës në Arsimin e Lartë, e kundërshtuar si nga kjo organizatë por dhe nga Partia Demokratike.

Mirela Ruko është pritur nga miq e aktivistë, të cilët qëndruan gjatë gjithë kohës para komisariatit në mbështetje të saj duke bërë thirrje për lirimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua”-, shkuran në facebook Lëvizja për Universitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo falenderon të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin dhe jep një mesazh, që nuk duhet të lërë indiferentë pushtetarët.

“Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë”,-thuhet më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?