Samiti i Diasporës, bashkëpunimi është një sukses

Nga Nestor Dede

Në vend të përshëndetjes për iniciatorët e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare.

Por nuk ka pse të ngelemi këtu, me një iniciativë dhe kaq; as të duartrokasim qeverinë e as të mbetemi duke kritikuar e qarë. Le të shtrojmë kërkesat, rrugët dhe alternativat, t’i diskutojmë ato dhe të vendosim. Shteti ynë nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë që përfaqësuesit dhe politikat e tij, të cënojnë emigracionin. (e kam fjalën për Çamët, Turqia, besimet fetare, etj) Ka shumë mënyra të tjera për të mbështetur të drejtat e të gjithëve. Nuk ka përse të kënaqë njerin në kurriz të tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evropa e Bashkuar e shekullit të 21-të, na ka hapur dyert, na ka dhënë prej vitesh alternativat. Nuk duhet të Harrojmë që edhe ndryshimet në Shqipëri fillimisht u diktuan dhe erdhën nga emigrantët, qofshin këta edhe të përkohshëm dhe për arsye shkencore. Ne duhet të rrimë larg nga ndjenjat që na provokojnë çdo ditë, si inatet, zilitë, disfatizmi dhe egoizmi. Asgjë nuk na vjen nga lart, gjithçka arrihet duke lëvizur, duke motivuar bashkatdhetarët aty ku duhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mjafton të shtrosh kërkesat dhe nevojat, as të rrimë e të kritikojmë pa mbarim. Duhet të punojmë të gjithë bashkë të organizuar me një agjendë të re. Kemi ecur përpara vërtet, duke mbartur probleme të vjetra, por duhet parë përpara për të qenë të përgatitur në përballimin e sfidave të reja. Shoqëria Shqiptare në emigracion po ndërron (si nga përbërja, ashtu edhe nga cilësia), ndaj nuk mund të ngelemi vetëm tek patentat. Fëmijët tanë u rritën tashmë atje dhe ata duhet të marrin përsipër të bëhen ambasadorët tanë atje.

Duhet t’i ingranojmë në punën për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, T’i nxisim dhe ndihmojmë të bashkuar për një integrim masiv te tyrin në jetën politike- shoqërore, në të gjitha shkallët e përfaqësimit në vendet ku jetojmë. Duhet të synojmë që të përfaqësohemi në çdo bashki a prefekturë. Shqiptarë të suksesshëm ka gjithandej. Ndaj në të gjitha organizimet tona andej, duhet të bëjmë vend për këtë dhe të largojmë tutje batakçinjtë pa bukë. Numrat na duhen, por rëndësi ka cilësia . Ajo dhe vetëm ajo duhet të na përfaqësojë dhe karakterizojë. Mjaft më me takime për fotografi kujtimesh ( FB) dhe favore personale. Bahçeja ka frute për të gjithë, por të kujdesemi të tërë, me sa mundesi kemi, do hamë të gjithë mirë dhe do mund ta shfrytëzojnë edha ata që vijnë më pas.

Të gjendur mes një politike dilemash, duhet të jemi ne ata që do të japim vizionet e së ardhmes. Ndaj jemi ne ata që dimë se çfarë të kërkojmë, nga vijmë e ku të shkojmë. Nuk mund të pranoj se pas 25 vjetësh, ne nuk ndjehemi tashmë vendas atje! Ndaj Parësore tashmë janë të drejtat politike tonat- që të arrijmë atje, duhet të forcojmë organizimet tona nëpër njësitë vendore dhe të krijojmë aty ku nuk ka.

Si?!

Duke lobuar fuqishëm në mes nesh. Nuk besoj se gjendet një zonë në Greqi ku nuk ka qoftë dhe një shqiptar të suksesshëm, ambicioz dhe që gëzon reputacion, si tek vendasit, ashtu edhe mes nesh.

Të ardhurit bashkë – është një fillim!

Të qëndruarit bashkë – është përparim!

Bashkëpunimi – është sukses!

*Autori është emigrant prej më shumë se 20 vitesh në Greqi dhe është pjesëmarrës në Samitin e Diasporës që nisi punimet treditore në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?