Samiti në Tiranë përplas dy analistët, Genc Burimi: I dështuar! Ilir Demalia: Hap pozitiv

Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, është kryefjala e medieve në vend. Dy analistët e njohur Ilir Demalia dhe Genc Burimi, kanë analizuar këtë Samit, duke folur për News24. Burimi u ndal fillimisht tek organizimi, kur tha se ishte shumë e ekzagjeruar bllokimi i Bulevardi, duke thënë se nuk ishte e nevojshme të bllokonte kalimin e qytetarëve, por vetëm të automjeteve. Më tej ai e quajti këtë Samit të dështuar. Nga ana tjetër Demalia tha se bllokimi i rrugës nuk është një çështje që ka rendësi, teksa tha se nuk bie darkord që Samiti ishte dështim.

Burimi: Nuk ka më shumë frikë për terror në Tiranë sesa në Paris, pra pse u çua deri në këtë lloj ekstremiteti bllokimi i një bulevardi për të pritur liderët e Europës. Interes për shqiptarin e thjeshtë nuk dëgjova në këtë Samit. Ishte një gabim gustoje, sepse duhej të lije pak njerëz që qarkullonin dhe jo vetëm gazetar. Kjo është Europa, Europa pranë njerëzve. Një pamje e tillë në Francë do të ishte goditur nga shtypi.

Demalia: Nëse do të analizojmë gjëra që janë formale si kjo boshatisja e Bulevardit, rëndësi ka thelbi. Sa shërben ky Samit për imazhin e Shqipërisë dhe a do të realizojë diçka, si agjenda për futjen në BE. Këtu të kapemi, jo pse u bë Bulevardi bosh për një a dy ditë. Punë e madhe! Rëndësi ka të përqendrohemi se çfarë dha ky Samit.

Burimi: Ky Samit është si puna e Krishtlindjeve, që bëhet çdo vit. Ky Samit është i dështuar. Qëllimi ishte të krijonte një paradhomë që vendet që duan të integrohen në BE, të integrohen me njëra-tjetrën. Nga samiti i kaluar, vijmë me një Kurt dhe një Vuçiç që nuk flasim më. Pra jemi më pas se vitet e kaluara. Plus shtohet dhe mosmarrëveshja e re mes Kurtit dhe Ramës, si dhe Ramës dhe Belerit. Nga faktet bruto ky samit nuk ka pasur sukses te hapi i parë, sheshimi i mosmarrëveshjeve. Përse nuk merr pjesë në fotografi kryeministrja e Serbisë? Si Daçiçi… Sepse qeveria serbe po e mbush popullin serb me mesazhin e rrezikshëm, se Kurti është një monstër. Ky diskurs është tepër i rrezikshëm. Kur ta kuptojë Rama këtë, ka kuptuar gjithçka.

Demalia: Jam dakord me një pjesë të madhe të analizës së Burimit, por nuk mendoj se është dështim. Samitet bëhen për të ecur në një proces, që mund të jetë i gjatë apo i shkurtër. Jam dakord që në këtë moment rajoni është më i tensionuar se kurrë. Mendoj se do të vejë në lëvizje procesin në vetvete. Jam dakord që për Kurtin ka një urrejtje nga Serbia, por nuk mendoj se duhet miksuar kjo, sepse ajo që pengon procesin e Berlinit është sepse serbët mundohen ta mbajnë sa më gjatë këtë… Duan të lënë të kuptohet se nuk bie dakord Kurti. Ky është kurth. Duhet të merret parasysh ajo që është e mundur dhe ajo është më e favorshme për të ardhmen.

SHKARKO APP