Samiti/ Rama dhe liderët e BE fjalime përshëndetëse, Macron-it i akordohet titulli i veçantë
Sot në kryeqytet do të mbahen punimet e Samitit të Procesit të Berlinit, gjë që shënon herën e parë që një samit i tillë mbahet jashtë kufijve politikë të BE-së.
Samiti do të nisë në orën 11:00, kur kryeministri Rama do të presë liderët që do të marrin pjesë në samit.
Ai zbuloi se pas pritjes, kryeministri Rama, kancelari gjerman Olaf Scholz, Presidentja e KE Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të mbajnë një fjalim përshëndetës para nisjes së punimeve.
Sa i përket mungesës së Presidentit të Francës Emanuel Macron, u zbulua se ky i fundit do të mungojë në punimet e samitit për shkak të një ngjarjeje të rëndë në Francë, që e ka detyruar të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri me disa orë.
Macron pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth pasdites, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministrin Rama, i cili do t’i akordojë edhe një titull në nderim për aktet e tij për Shqipërinë.