Sekondat dramatike para vrasjes, 2 plumbat fatalë që i morën jetën shqiptarit
Detaje të reja zbulohen lidhur me dinamikën e vrasjes së një 39-vjeçari shqiptar orët e para të kësaj të diele në Torino të Italisë.
Siç raportojnë mediat lokale, ora shënonte rreth 03:30, kur para barit “Chic di via Fidia” në lagjen Pozzo Strada, shqiptari është qëlluar me një plumb në bark, me gjasë i kalibrit 45. Një tjetër goditje nga autorët ka depërtuar në dritaren e një banese aty pranë, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur.
Autorët, pasi e qëlluan para barit, e ndoqën për 150 metra duke e qëlluar me dy plumba të tjerë.
Pas kësaj, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga meduat lokale, u rrëzua pranë një makine të parkuar duke humbur shumë gjak. Siç raportojnë mediat lokale, një vrazhdë gjaku mbeti mbi asfalt, deri në rrugën “Bevilacqua”. Në vendngjarje mbërritën efektivët dhe ambulanca dhe shqiptari u dërgua në spitalin “Martini” në Torino, ku edhe ndërroi jetë.
Mediat italiane aludojnë se krimi mund të jetë një larje hesapesh mes bandave kriminale.