Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në ora 17.30 në Bruksel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Blinken shoqëron Presidentin Biden gjatë udhëtimit në Cornwall, Mbretëria e Bashkuar, Bruksel, Belgjikë, dhe Gjenevë, Zvicër. Në ora 5:30 ,pasdite, Sekretari i Shtetit, Blinken takohet me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, në Bruksel, Belgjikë”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kujtojmë se Blinken e ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Urimi i tij për Ramën erdhi vetëm disa javë pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” nga DASH.
