Seks me “prostituta biznesmene”, goditet banda e prostitucionit në Itali (VIDEO)
Një organizatë prostitucioni është goditur nga një operacion i policisë italiane në Modena, gjatë një aksioni që ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Bëhet fjalë për një bandë të përbërë nga rumunë, shqiptarë dhe italianë, që ‘furnizonte’ me femra të reja, profesioniste të seksit, zonën përreth teatrit të “Tempullit”, pranë qendrës së qytetit.
Ende vijojnë hetimet për të zbuluar nëse organizata është e njëjta që siguronte prostituta në rrugën “Emilia Ovest”, deri në Cittanova, gjatë orëve të mbrëmjes.
Arrestimet
Në burg kanë përfunduar tre shqiptarë: Ismet Rapi, 36-vjeç; Flamur Beluli, 30-vjeç; Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohur si Titi. Ndaj tre shqiptarëve të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak: Gerta Rapi, e njohur si Pamela në rrjetin e prostitucionit; 34-vjeçari Dorian Cakri dhe Fabiol Cakri, 27 dhe 25-vjeç. Ndërsa nën hetim janë edhe 15 persona të tjerë.
Organika e organizatës
Policia, e angazhuar me 40 agjentë, ka zbuluar jo vetëm shfrytëzimin e prostitucionit, por edhe një mënyrë të re të kryerjes së biznesit: Prostitutat ishin sipërmarrëset e vetes së tyre. Ato i paguanin organizatës vendet për ushtrimin e prostitucionit (që varjonin nga 100 deri euro në javë deri në 300 euro në muaj), dhe mbanin për vete fitimet që merrnin nga klientët.

