Sekuestrimet e mëdha të 2018 – Zbardhet raporti me 8 dosjet miliona euroshe të Krimeve të Rënda

Troje, toka, hotele, apartamente, llogari bankare, janë miliona euro pasuri të vëna nën sekuestro nga Prokuroria e Krimeve të rënda gjatë vitit të shkuar. Scan ka zbardhur  raportin që përmbledh 8 Çështjet me objekt sekuestrim dhe konfiskim pasurie të Prokurorisë së Apelit Për Krime të Rënda nga të cilat në 7 raste janë lënë në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Çështja e parë i përket shtetasit nën hetim me inicialet MF,  për të cilin Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka pranuar konfiskimin e pasurive që përbëhen nga  troje, apartamente e dyqane, ndërkohë që Prokurioria ka kërkuar edhe shumën prej 550 mijë eurosh që ky shtetas ka dhënë hua te dy persona të tjerë. Shtetasit QN, i është konfiskuar një sipërfaqe prej 1153 metrash katrorë, ndërkohë që i janë çliruar pronat e tjera.

Çështja e tretë i përket shtetasve Sh. B, M.B e personave të tretë.  Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të shkallës së parë, për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të paluajtshme,objekt truall,objekt ndërtesë 5 katëshe, regjistruar në emër të Sh.B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çështjen me objekt sekuestrimi i pasurisë në ngarkim të shtetasve K.B e B.B, Gjykata e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e prokurorit të shkallës së parë dhe ka vendosur sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme për (39 objekte) pasuri të llojit truall, objekte,  apartamente mes të cilëve edhe një hotel i famshëm luksoz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në çështjen me objekt sekuestrimi i pasurisë në ngarkim të shtetasit L.S, Gjykata ka pranuar sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme pasuri të llojit: truall, objekte, apartamente, makina dhe llogari bankare.

Më tej, në çështjen me objekt Sekuestrimi i pasurisë së paluajtshme, që i përkasin shtetasit me inicialet A. Ll, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, pasuri të llojit apartament banimi, e tokë arë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?