Sekuestrohen 109 kg drogë, si e zbuloi policia e Tiranës marijuanën e hedhur në shkurre

Sekuestrohen 109 kg lëndë narkotike kanabis në zonën e Kasharit, të cilat ishin hedhur mes shkurreve. Droga u gjet me dje në territorin e fshatit Kus të Kasharit.

“Vijon puna nga strukturat e D.V.P.Tiranë për kontrollin e territorit me qëllim, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur në vende të ndryshme.
Si rezultat i kontrollit, evidentohet dhe sekustrohet një sasi prej 109 kilogramë, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ditës së djeshme shërbimet e policisë të Komisariatit nr.6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e fshatit Kus, Kashar, mund të ishte fshehur apo hedhur lëndë narkotike Cannabis Sativa në territor të pyllëzuar kanë evidentuar dhe sekuestruar në një korije me shkurre, 109 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të pa ambalazhuar, të hedhur mes shkurreve.
Lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve”, citohet në njoftimin e policisë.
4df194e2-ef99-4488-b595-c68ba7e537bb

Swiss Digital Mobile Reklama

4dffd5e6-1d61-4163-bf22-95d950632aee

12fd6400-ac23-4549-b89d-1bc376ec0de2

1896e1ed-6ad8-4c97-9d75-35996572588a

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?