Sekuestrohen 116 kg kanabis, policia arreston vetëm “bosin” e vogël

Goditen 2 raste të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në Gjirokastër. Gjatë operacionit antidrogë blutë kanë sekuestruar 116 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Për lëndën narkotike është arrestuar në flagrancë shtetasi Ilir Jemini 46 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.J.

Policia informon se kanë  ushtruar kontroll  në banesën e shtetasit Ilir Jemini, në lagjen Zinxhira, Gjirokastër,  ku si rezultat i kontrollit u gjet një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 6 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga kontrolli i ushtuar   në afërsi të  banesës së shtetasit E.J, po në lagjen Zinxhira, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 110 kg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e tij.

15044681_10209455316493530_961407746_o15133735_10209455316173522_1901115326_o

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?