Sekuestrohen 17 thashë me marijuanë me vlerë 2 milion euro

Një anije e Rojes Bregdetare italiane ka gjetur rreth 5 milje larg brigjeve të Otrantos, 17 thasë marijuanë që në tregun e shitjes mund të kapnin vlerën e mbi 2 milionë euro.

Autoritetet italiane kanë nisur menjëherë një operacion hetimor detar në bashkëpunim me agjensinë europiane Frontex për zbardhjene kësaj ngjarje.

Vetëm pak orë më parë po në ujërat e Otrantos rreth 4 milje larg bregdetit, Roja bregdetare italiane ka shpëtuar një skaf motorin në avari e me në bord dy shtetas shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë qënë pikërisht ata që me një telefon satelitar kanë kërkuar ndihmë shpëtimi. Pas verifikimeve, u zbuluar se njëri prej shqiptarëve ishte i kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale të kryera kohë mën parë në Veri të Italisë. Shtetasi shqiptar u arrestua menjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet italiane po hetojnë nëse ka lidhje midis këtij operacioni shpëtimi e 17 thasëve me marijuanë të gjetura në mes të detit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?