Sekuestrohen 3 apartamente në Vlorë, ja kujt i përkasin

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 3 apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mije euro, te regjistruara në emër të shtetases E. R.

Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavaresia”).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlorës ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkese e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?