Sekuestrohen 3 thasë me kanabis, do transportoheshin në Malin e Zi

Tre thasë me kanabis sativa me peshë 67.5 kg të cilët do transportoheshin në Mal të Zi janë sekuestruar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi.

“Shërbimet e  Policisë Kufitare gjatë patrullimit  në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit  kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike. Menjëherë kanë njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe  si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia,  në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur  thasët me lëndë narkotike  në shkurre dhe  duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi  të kufirit me Malin e Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Kufitare  gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë policia e Shkodrës dhe ajo e Malit të Zi po bëjnë  krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe vënien e tyre para pergjegjësisë penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të  “Trafikim i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?