Sekuestrohen 500 kg kanabis në Pulia, 4 shqiptarë në pranga

Forcat e rendit në Itali kanë zhvilluar sot katër operacione në zonën e San Foka e San Cataldo, në Pulia, në jug të vendit.

Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë dhe një vendas të kapur me sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Gjatë tre kontrolleve në zona të afërta janë ndaluar tre automjete të drejtuara nga shtetas shqiptarë me në bord gati gjysmë kuintal marijuanë, një kallashnikov dhe municione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet janë zgjeruar deri në zonat fushore të Akajës, ku mes vegjetacionit u gjetën të fshehura rreth 500 kilogramë marijuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katër shtetasit shqiptarë të arrestuar rezultojnë banorë në veri të Italisë dhe së bashku me 47-vjeçarin nga Leçe, ndodhen tani të mbyllur në burg me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?