Sekuestrohen 51 kg drogë në Verona, pranga shqiptarit dhe të dashurës moldave. (Emrat)
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 22:06
Një çift emigrantësh kanë përfunduar pas hekurave pasi u kapën me 51 kg marijuanë.
“Ansa.it’ raporton se bëhet fjalë për shqiptarin Elvin Cakonin, 32 vjeç dhe të dashurën e tij moldave, Julia Lesku, 31 vjeç, ndërsa të dy jetonin në Monza të Italisë.

