Sekuestrohen 96 kg kafe kontrabandë
Policia e Durrësit ka sekuestruar 96 kg kafe kokërr kontrabandë si dhe ka arrestuar një 39- vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Në pranga ka rënë Alfred Mikeli 39-vjeç, ndërsa 43-vjeçari më inicialet K.K është shpallur në kërkim.
Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxjerrë nga pika doganore në Portin e Durrësit, në mënyrë kontrabandë një sasi prej 96 kg kafe kokërr për të cilën paguhet akcizë, pa e deklaruar, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

