Shehi krahason Tahirin me krerët lokalë të Afganistanit

Kreu iu LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet vendi, duke krahasuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me një prej krerëve të klaneve në Afganistan.

Shehi tha se qeveria Rama është tashmë e përlyer në trafikun e drogës.

Për të ilustruar se në çfarë gjendje ndodhet vendi, Shehi kujtoi një histori ku ai vetë kishte shkuar në Afganistan, së bashku me ish Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur shkuam në Afganistan 15 vjet përpara ku kishim trupat tona atje dhe Kabulin e kontrollonte ushtria ndërkombëtare europiane. Gjenerali francez na nxorri një hartë të Afganistanit në kohën kur ishin zgjedhjet për t’u bërë Karzai për herë të parë President, dhe tha: “Kemi një shpesë të madhe tek ky djali, Karzai që ka ardhur nga Amerika sepse ky i kontrollon të gjithë këto krerët lokalë, sepse këtu është një hall i madh. Veriun e kontrollon Ismail Khani, Jugun e kontrollon Xhevat Khani, Lindjen e kontrollon Abdullah Khani, qendrën e kontrollon Seit Khani.” – Khan i thonë mbretit ata, “Dhe i vetmi që mund t’i puqë është Karzai sepse Ismail Khani do të bëhet Ministër i Mbrojtjes, Xhavit Khani do bëhet ministër i brendshëm seps këta e mbjellin drogën dhe kontrollojnë drogën, dhe droga këtë vit është rritur dyfish meqë janë zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një botë krejt ndryshe nga e jona, ne në Europë, ata në Afganistan, një realitet sureal nga ana politike dhe kur mendoj sot që kemi mbërritur ne, Shqipëria, që Ministër të Brendshëm të vëmë Ismail Khanin, Ministër të Mbrojtjes të vëmë Xhavit Khanin dhe të mbjellim Shqipërinë gjithë drogë, nuk më kishte shkuar mendja që vendi im në mes të Europës do mbërrinte kështu si gjysmë Afganistan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?