Shehi: Opozita s’do marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit! Ramën e ka kapur frika

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se kryeministrin Edi Rama e ka kapur frika. I ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA, ai tha se pikërisht për këtë arsye, ai thotë se do jetë kryeministër deri në 2021.

Beti Njuma: Si shpjegohet që Kryeministri Edi Rama në turin “Bashkia që Duam”, edhe sot e përsëriti do të qëndrojë në pushtet deri në 2021?

Dashamir Shehi: Të gjithë që tremben këtë punë thonë. Nëse është kaq i sigurt nga ka nevojë ta përsërisë kaq shpesh. Si duket i ka hipur frika dhe e përsërit vazhdimisht, që mos i tremben ata që i vijnë dhe brohorasin. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, me protestën e nesërme, me protestën e datës 13.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shehi sqaroi edhe arsyen pse opozita do të zhvillojë protestën e 13 prillit në orën 18:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dashamir Shehi:  Unë gjykoj që mirë është bërë. Tani po vjen edhe koha e vapës, ora 18:00 është ditë akoma. Ka mjaftueshëm dy orë kohë. Njerëzit janë edhe më të lirë, janë çliruar edhe nga punët. Protestat tona kanë qenë paqësore, kështu që nuk ka nevojë për natën për gjullurdi të kota, që shpesh herë i janë vënë mbi kurriz opozitën.

Për kreun e LZHK, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, nëse ato do të zhvillohen. Ai komentoi edhe deklaratën e bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri. Shehi tha se për zgjedhjet lokale nuk duhet të ndryshohet kodi, por ndarja administrative e Shqipërisë.

Dashamir Shehi: Sa për zgjedhjet e 30 qershorit, nëse do të bëhen dhe unë gjykoj se opozita nuk ka për të marrë pjesë në këtë lloj skeme. Nuk ka thënë ndonjë gjë të re zoti Gjiknuri, sepse për zgjedhjet administrative nuk ka nevojë të ndryshohet kodi. Ka nevojë të ndryshohet zonat me të cilat do votohet, ndarja administrative e Shqipërisë. Me këtë kod kemi votuar që në 1992. I vetmi ndryshim është se në atë kohë ishte me dy raunde, tashmë është vetëm me një raund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?