Shehu jep alarmin: Jeta e pacientëve në rrezik, në QSUT s’punon pajisja që trajtohen të sëmurët me tumore

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu denoncon mosfunksionimin e pajisjes për të sëmurët që trajtohen me radioterapi në QSUT. Tritan Shehu thotë se akseleratori linear i vetëm që ndodhet për trajtimin e të sëmurëve me tumore nuk funksionon dhe askush nuk e di se kur mund të zgjidhet defekti. Deputeti demokrat shprehet se ndërprerja e përkohshme e këtij trajtimi ka pasoja fatale për pacientin.

Statusi i plotë i Tritan Shehut: 
Nga QSUT vjen nje lajm shume shqetesues per te semuret tumorale qe trajtohen me radioterapi.
AKSELERATORI LINEAR I VETEM QE ESHTE ATY NUK FUNKSIONON DHE ASKUSH NUK DI SE KUR MUND TE ZGJIDHET DIFEKTI.
Edhe pajisja e vjeter e kobaltit, qe normalisht ka indikacione shume te kufizuara tashme, ka probleme.
NDERPRERJA QOFTE EDHE E PERKOHESHME E KETIJ TRAJTIMI, MUND TE JETE ME PASOJA TE RENDA PER TE SEMURET.
Kjo eshte nje nga aresyet pse gjithmone akseleratoret lineare vendosen ne cift.
Ndersa aty te semureve u thuhet te presin….!
NE KETO KUSHTE DUHEN VENDIME TE SHPEJTA NGA DREJTUESIT E INSTITUCIONIT:
1-Te semuret duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjise qe aktualisht punon, jo larg neurologjise.
2-Ose te trajtohen ne spitalin privat qe zoteron nje cift te tille akseleratoresh, me te gjitha shpenzimet te perballuara nga QSUT.
NE RAST TE KUNDERT RREZIKOHET ECURIA E KETYRE PACIENTEVE SERIOZISHT, GJE QE DO TE KERKOJE PERGJEGJESITE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?