Shembja e shtëpive te ”5 Maj”, PD-Komisionit të Ligjeve: Të thirren Veliaj, Nano, Qato dhe Ballanca
8 deputetë të PD-së, anëtarë të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i kanë dërguar kërkesë kryetares së këtij komisioni, Klotilda Bushka.
Kërkesa është që të zhvillohet një seancë dëgjimore ditën e premte në orën 11:00 lidhur me shembjen e banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës në lagjen “5 maj”.
Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sula, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati bëjnë me dije se kanë thirrur për këtë seancë dëgjimore kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, drejtorin e IMT Tiranë Mariglen Qato dhe Avokaten e Popullit Erinda Ballanca.

