Shembjet te “5 Maji”, Rama: Disa prej banorëve u është dhënë më shumë se u takon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve te “5 Maji” pas shembjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit. Rama ka replikuar me një qytetar në rrjetet sociale ku shkruan se banorëve te 5 Maji u është dhënë ajo që u takon, madje edhe më shumë se kaq.
“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku qe u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim. Sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhë edhe me ju atje”, shkruan Rama.

