VIDEO/ Bie zjarr në Shëngjin, flakët pranë zonave të banuara dhe rrugës kryesore
Mbrëmjen e sotme një zjarr i madh ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Siç shihet edhe në video-t e dërguar redaksisë ”Koha Jonë”, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar dhe rrugës kryesore, çka ka rritur rrezikun për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks.
Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.
KOHA JONË SONDAZH

