Shërohen edhe 9 pacientë të tjerë nga koronavirusi

Spitali Infektiv ne Tiranë

Gjatë ditë së sotme 9 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi. Lajmi është dhënë në orët e vona të mbrëmjes nga kryeministri Edi Rama.

“Lajm i mirë: 9 të shëruar sot”,- shkruan kreu i qeverisë në mesazhin e tij. Numri i personave të shëruar ka arritur në 76.

Që nga nisja e epidemisë më rastin e parë më 9 mars, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 259 persona me koronavirus. Viktima janë 15. Numri total i testeve të kryera në Shqipëri është 1823.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në gjithë territorin e vendit është:

Tiranë           140 raste

Durrës           29 raste

Lushnje          4 raste

Elbasan          5 raste

Fier                23 raste

Kavajë           5 raste

Rrogozhinë    2 raste

Korçë             16 raste

Vlorë              5 raste

Shkodër          8 raste

Lezhë             5 raste

Berat              1 rast

Has                 2 raste

Krujë             5 raste

Tropojë           4 raste

Pukë              3 raste

Mirditë          2 raste

SHKARKO APP