Sherr dhe krisma armësh në një lokal nate në Korçë
Në orët e mbrëmjes së djeshme në periferi të Korçës, në një lokal është regjistruar një konflikt mes disa personave që ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se autorët kanë qëlluar nga rruga në drejtim të lokalit por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Ngjarja është shënuar në një lokal nate që bënte muzikë live.
Policia i ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre e zbardhje e plotë të ngjarjes, shkruan Shqiptarja.com.

