Sherr i madh mes kryeministrit Rama dhe Andi Bushatit e Agron Shehut te “Euronews Albania”

Kryeministri Rama pasi kaloi me qetësi intervistën live te “Open” në Top Channel me Grida Dumën hasi në një sherr të madh te Euronews Albania kur ishte përballë analistit Andi Bushati dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Kryeministri po shpjegonte live çështjen McGonigal në Euronews Albania, kur u ndërpre nga Bushati dhe Shehaj, gjë që solli acarimin e Edi Ramës, i cili i revoltuar akuzoi të dy të ftuarit e Erla Mhillit.

Rama në fjalën e tij zbuloi se është takuar në zyrë me ish-zyrtarin e FBI-së, ku i pranishëm ishte dhe Agron Neza, i cili ishte shoqëruesi i McGonigal.

Rama tha se nuk i ka dhënë asnjë dokument ish-zyrtarit të FBI-së për financimet ruse në Partinë Demokratike.

Ai shtoi se takimet me agjentë të kundërzbulimit janë pjesë e punës së tij dhe për këtë nuk i jep llogari asnjë njeriu.

“Ai ka kërkuar takim me mua dhe nuk kam takuar vetëm atë por takoj dhe plotë të tjerë nga kundërzbulimi dhe nuk i jap llogari asnjeriu. Nuk kam takuar biznesmen privat në takimin me të. Ai ka ardhur me një person, për të cilin flitet gjërë e gjatë, herë me lidhje herë pa lidhje në ditët e sotme. Ma ka prezantuar ai mua dhe më ka thënë ky është bashkëpunëtori dhe miku im, a mund të jetë dhe ky në takim? Po patjetër i kam thënë, dhe ishte dhe ai në takim.

Shqipja është e dashura ime më hyjnore dhe unë kam shumë merak kur shqipja keqpërdoret dhe kur çdo fjalë vlerësohet. Ju thatë se thuhet që aty filloi hetimi.

Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast as unë as në këtë godinë ndonjë dokument që të lidhej me këtë çështje, po të kisha pasur do t’ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së” tha Rama

Ndërkohë Bushati dhe Shehaj nuk duruan dhe e akuzuan si genjështar kryeministrin. Por edhe Rama ua ktheu me të njëjtat monedhë duke i quajtur prokuror dhe gjykatës popullor.

Me pas kryeministri ndërpreu në mes intervistën live në Euronews Albania duke i lenë me gisht në gojë të ftuarit e Erla Mhillit.

SHKARKO APP