Sherr me thika brenda në shkollë, plagoset nxënësi në Korçë
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 00:29
Një nxënës shkolle është plagosur me thikë brenda ambienteve të shkollës.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku nxënësi me iniciale D.D është plagposur pas konfliktit që pati me një tjetër person.
Ndërkohë nxënësi i plagosur u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

