Sherr në oborrin e policisë bashkiake, plagoset me thikë polici

Një incident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e policisë bashkiake të Tiranës, në rrugën e Kavajës.

Policia e kryeqytetit njofton se një polic bashkiak është  plagosur me thikë nga shtetasi Bujar Shehu, 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

“Ky shtetas dyshohet të ketë qëlluar disa herë me thikë punonjësin e Policisë Bashkiake,  shtetasin D. H., 37 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup” bën me dije policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Efektivët e komisariatit numër 2 kanë shkuar menjëherë pas telefonatës në numrin e emergjencave 112, duke bërë arrestimin e agresorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e ftohtë e  krimit, një thikë me mbishkrimin “LORD Stainless”.

Polici i plagosur ndodhet në ambientet e S.Q.U, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet  i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?