Sherr në Shkodër ndërsa kalonte ministri, policia shoqëron një qytetar. Ja çfarë ndodhi (Video)

Një incident ka ndodhur sot në Shkodër, pas të cilit një person  ka përfunduar në polici.

Ndërsa ministri i jashtëm Ditmir Bushati po kalonte në një trafik të rënduar, dy persona janë përfshirë në një sherr për çështje makinash.

Një tjetër ka filluar të shajë e bërtasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Theksohet se personat në fjalë nuk kanë pasur lidhje me ministrin Bushati, por se prania e tij ka bërë që forca të shumta policie të mbërrijnë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shoqëruar një prej personave të përfshirë në sherr, ndërsa Bushati ka vijuar më pas rrugën e tij.

Ngjarja ka mbledhur shumë kureshtarë përreth dhe ka shkaktuar disa momente paniku tek qytetarët. “BalkanWeb” sjell videon nga ky moment.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?