Sherr në studio. Rama: Ti ha pula me Lubonjën dhe Bushatin. Rakipi: Të kanë rënë qerpikët

Në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24” ka pasur replika dhe sherr mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rapiki. Në momentin që Rakipi fliste, Rama vazhdonte avazin e tij të vjetër, duke thënë: “O Zot, më lër të flas”. Ndërkaq, kreu i qeverisë ka thënë se Rakipi fton në emision shpeshherë dy analistët politikë Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin dhe se me ta ha pula.

Debati mes Ramës dhe Rakipit:

Rakipi: Më thuaj vetëm një kompani serioze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: “Shell” si të duket, a është serioze?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rakipi: Çfarë ka bërë? Tregoju shqiptarëve.

Rama: Po tregoju ti, se ti rrjep pula, pjek pula dhe ikën. Gënjen more zotëri se ministri im nuk ka thënë se qeveria ka hapur 300 mijë vende pune. Rri ha pula ti këtu me Lubonjën dhe Bushatin e jepu gjellë qensh shqiptarëve.

Rakipi: Pse, jam gjë kryeministër unë? Pula ke ti katër vjet që ha se të kanë rënë edhe qerpikët e syve.

Rama: Ylli, mos kalo tani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?