”Sherri banal”, reagon Shehaj: Pse i thash Braçes o i pangopur
Kur në Komisionet Parlamentare po diskutohet Buxheti i 2018, në shumicën e rasteve përfundojnë me sherre banale. Një e tillë ishte sot në Komisionin e Ekonomisë, aty ku pati përplasje mes deputetëve.
Deputeti demokrat, Agron Shehaj, reagoi përmes një komenti në rrjetet sociale mbi debatin që pati sot në Komisionin parlamentar të Ekonomisë me deputetin socialist Erion Braçe. Shehaj sqaron se ka kërkuar fjalën disa herë, por i është mohuar.
Statusi
Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën herë nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës. Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu kheva duke i thenë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”.

