Sherri për një vajzë – Italiani godet me thikë në gjoks shqiptarin, ky i vjedh makinën

Një 19-vjeçar shqiptar është goditur disa herë me një thikë kasapi nga një shtetas italian. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën midis të premtes dhe të shtunës.

I plagosuri rëndë dhe autori jetojnë në zonë Albese të vendit fqinj.

I riu është goditur disa herë me thikë në gjoks. Shqiptari është partneri i ish-dashurës së të riut italian dhe dyshohet se ky ka qenë motivi kryesor i ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se ishte i plagosur, shqiptari ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke grabitur makinën e agresorit, i cili në atë moment e kishte lënë hapur me çelësa gati për ta ndezur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arratisja me shpejtësi, mrekullisht nuk i shkaktoi lëndime të tjera shqiptari dhe makina i shpëtoi aksidentit. Ndjekja e policisë përfundoi pranë komisariatit policor.

Ai përfunduar në spitalin “San Lazzaro di Alba” për t’u trajtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Policia arrestoi autorin e krimit duke sekuestruar edhe thikën.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?