Sherri PS-LSI. Tavo: Disa drejtues policie janë të lidhur me trafikantët
Shtohen tensionet dhe akuzat mes dy aleatëve të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI. Pak orë pasi kryeministri Edi Rama reagoi në faqen e tij në Facebook, duke mbrojtur punën e suksesshme të Policisë së Shtetit dhe duke shtuar në fund shprehjen “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, LSI ju kundërpërgjigj me deputetin e Gjirokastrës, Vangjel Tavo.
Në një prononcim për mediat, Tavo ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, si dhe shprehet i shqetësuar për kanabisin në jug të vendit. Ai akuzon direkt drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, por edhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij, Ministrit Tahiri i ka kërkuar personalisht largimin e drejtuesve të inkriminuar në Policinë e Shtetit, pasi gjithë Jugu i vendit është mbjellë me hashash.
“Drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht. Tahiri t’u mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. Këta drejtues janë duke dëmtuar LSI-në. I kam kërkuar Tahirit largimin e këtyre drejtuesve, pasi Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Disa drejtues policie bashkëpunojnë me trafikantët”, -është shprehur Tavo.
Kujtojmë se një ditë më parë, ishte ministri i LSI-së, Lefter Koka, i cili bëri deklarata të forta kundër qeverisë, Policisë së Shtetit dhe kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Koka dhe doli kundër koalicionit me PS-në duke sugjeruar daljen me vetë të LSI në zgjedhjet e 18 qershorit. “PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në çdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin show. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, – tha Koka.
Tensionet LSI-PS janë shfaqur në publike që në fillim të javës. Kreu i Kuvendit dhe kreu i LSI kërkoi nga Presidenti, Buajr Nishanit mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Kelmend Balilit.
Ministri Saimir Tahiri e cilësoi të çuditshëm faktin që kërkohej mbledhja e Këshillit të Sigurisë jo për një çështje, por për një individ.
Lexoni dhe:
Lefter Koka “shpërthen” kundër PS: Jo koalicion me Edi Ramën
Edi Rama i përgjigjet LSI: Policia, institucion i besueshëm. Qentë le të lehin…
Intervista e Kokë/ Digitalb i kthen sinjalin ‘Ora News’ pas presionit të Ilir Metës
Vasili,deputetëve të LSI: Kujdes nga policia, tentojnë t’ju fusin drogë!
Lefter Koka, “bomba” mbi Partinë Socialiste
Analizë nga Andi Bushati: Rilindja, po qelbet nga Koka
Zv/ministri i Edi Ramës me “bidon benzine” dhe me shkrepse në dorë
Kryeparlamentari, Meta: Pse nuk arrestohet Klement Balili?

