Sherri te Komisioni i Sigurisë. Noka i përplas mikrofonin Felajt. Zbardhet debati mes tyre

Një debat i ashpër ka ndodhur mesditën e sotme në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ku deputeti i PD-së Flamur Noka ka debatuar me kryetaren e këtij komisioni deputeten e PS-së, Ermola Felaj.

Debati mes tyre duket se ka shpërthyer për shkak të mënyrës se si Felaj drejton punimet e komisionit. Kjo mënyrë ka gjetur kundështimin e Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=iyCn-BU0KfU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Flamur Nokës, i cili është edhe nënkryetar i këtij Komisioni, deputetja Felaj po i trajton deputetët si nxënës të klasës së 5-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debatet mes tyre ëhtë zbardhur nga gazetari Fation Binjaku i Panorama. që ishite i pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ku po diskutohet për buxhetin e 2018.

Debati mes Felaj dhe Nokës:

Felaj: Nuk ke të drejtë të fyesh asnjë anëtarë të komisionit, përfshirë edhe mua

Noka: Në rast se s’kupton dil e mëso

Felaj: Do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit të të përjashtojë

Noka: Drejtohu kujt të duash, edhe kryeministrit po deshe, ose mëso si drejtohet ose dil përjashta

Felaj: Dakord? Me fyerjet po fyen inteligjencën e të gjithëve, mediat edhe publikun

Noka: Deputetet po trajtohen si nxënës të klasës së 5. Merren dhe çohen nëpër institucione. Mos u poshtëroni në këtë mënyrë. Është e turpshme ti trajtosh deputetët si nxënës. Mëso të drejtosh ose ik fare.

Felaj: Shumë mirë qe ike, dhe kur ikën e do mikrofonin ndezur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?