Shfaqi probleme shëndetësore. 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit nga Pogradeci në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një shtetase rreth 37-vjeç shtatzënë ka humbur jetën.

37-vjeçarja e identifikuar me inicialet M.K ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar.

Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është rënduar. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve procedurale dhe autopsisë mjeko-ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?