Shifra të frikshme nga Italia, 969 viktima në 24 orët e fundit

Shifra tronditëse vijnë nga Italia. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 969 viktima nga koronavirusi. Kjo është dhe shifra më e lartë e viktimave të regjistruara në një ditë që nga nisja e epidemisë më 20 shkurt në Itali.

Në shtetin italian, koronavirusi ka shkaktuar gjithsej 9 134 viktima, deri në këto momente, raporton gazeta Republika.

Ndërsa, të prekur nga Covid-19 numërohen 80 589 persona. Italia është shteti me më shumë të prekur nga koronavirusi, ndërsa SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarve. Rajoni më i goditur në Italisë është i ai i Lombardisë.

 

SHKARKO APP