Shifrat shokuese në Itali. 793 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar sot një nga ditët më të rënda në përballjen me koronavirusin. Numri i viktimave në 24 orët e fundit është 793. Numri i viktimave që nga nisja e epidemisë ka shkuar në 4825.

Rastet e reja janë shtuar me 4821 duke e çuar në 42 681 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 6072 dhe 2857 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 12773.

Nga viktimat e ditës së sotme vlen të theksohet se vetëm në zonën e Lombardisë e cila është edhe epiqendra e koronavirusit janë shënuar 546 viktima në 24 orët e fundit.  Ekspertët thonë se kjo ka qenë java më e vështirë dhe situata nuk duket drejt përmirësimit. Shifrat e viktimave dhe të prekurve janë rritur ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit.

Drejtuesit e emergjencës civile në Lombardi kanë kërkuar nga qeveria të ndërhyjë me masa më të forta për të mbajtur njerëzit në shtëpi. Disa aktivitete, si marketet dhe shitësit e cigareve qëndrojnë ende të hapura dhe në zonat më problematike.

Sergio Cattaneo, kreu i njësisë koordinuese të spitaleve në Lombardi tha se nuk ka më vende në reaminacion. “Nuk kemi me vende për pacientë. Nuk ka vetëm të moshuar, por edhe të rinj që janë më simptoma të rënda. Duhet mbyllur çdo gjë. Nuk ka më kuptim që njerëzit të vijnë vërdallë. Momenti kur disa mund të dalin, ka mbaruar. Duhet të rrinë në shtëpi dhe të mbyllim çdo gjë”, tha Cattaneo.

Ditën e sotme listës së shteteve që kanë konfirmuar vdekjet e para i janë shtuar edhe:

Singapor -2

Paraguai -1

Mauritius -1

Bosnje Hercegovina -1

Islanda -1

Finlanda -1

Lexo edhe

Shkon në 76 numri i të prekurve nga koronavirusi

Rama: Policia e ushtria do përdorë ujë dhe gaz lotsjellës

Shtetrrethim total deri të hënën, Policia: Ja cilat makina mund të lëvizin

Shqipëria në gjendje të jashtëzakonshme, por pa ligj për gjëndjen e jashtëzakonshme!

Presidenti Meta poston videon prekëse nga Italia: Gjithçka do shkojë mirë

SHKARKO APP