SHISH kërkon më shumë fonde, socialistët futen në sherr mes tyre

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin 2018, për SHISH. Duke u ndalur tek nevojat ku duhet të fokusohet buxheti për këtë institucion për vitin e ardhshëm, drejtori ekonomik në SHISH, Ylvi Aga, u shpreh se duhet të bëhen disa ndryshime në projektligj, si dhe ka kërkuar më shumë fonde.

Aga ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar. “Mund të dalin informacione të klasifikuara”m ka thënë Aga.

Drejtori ekonomik në SHISH (Ylvi Aga): Qeveria ka parashikuar qe nga kerkesa qe ne kemi bere per kete vit te japë me pak fonde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Salianji: Drejtor kam nje pyetje per ju. A mund ta realizoni punen tuaj ne kushte kur jua pergjysmojne fondet? Ne kushtet ku jemi, mendoj se institucioni i SHISH, duhet te marre jo vetem fondet e kerkuara por edhe shtese ne gjendjen ne te cilen ndodhet vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ermonela Felaj: Z.Salianji kerko fjalen perpara se te nderhysh.

Stërkaj kërkon të marrë fjalën, por Felaj e ndalon.

Paulin Sterkaj: Mos na u sill si mesuese ne komision. Edhe une mendoj qe per te ardhmen e femijeve tane duhet te heqim nese eshte e nevojshme edhe heqja e fondeve per ndonje institucion tjeter, perballe te ardhmes se femijeve tane. SHISH eshte nje institucion shuke i tendesishem per sigurine kombetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?