SHISH në alarm, kërkon terroristin shqiptar…

Ka tronditur autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare prania e një shqiptari në mesin e 8 personave të vënë në pranga pak ditë më parë. Arrestimi i tij është bërë në Malajzi dhe bëhet me dije se akuzohet se kishte lidhje të forta me ISIS ndërsa ai jetonte dhe punonte në këtë vend.

Ka qenë agjencia e lajmeve “Reuters” që ka bërë me dije gjithçka ka ndodhur në një operacion të mirëorganizuar në Malajzi kundër një rrjeti të frikshëm terrorist. Mes tyre ka rezultuar edhe një pedagog i drejtësisë në një prej universiteteve të vendit i cili është prangosur si një prej personave me lidhje të vjetra dhe të forta me organizatat terrorise. Policia e Shtetit konfirmoi lajmin e shpërndarë nga mediat malajziane, ndërsa sqaron se shqiptari me iniciale Z.K, është një nga tetë personat e arrestuar.

Sipas policisë, ky shtetas banon dhe punon prej vitesh në atë shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. “Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjencitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat e Malajzisë bëjnë me dije se 35-vjeçari shqiptar u arrestua më 1 tetor në Selangor, i dyshuar për komunikim me militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Policia tha se i arrestuari shqiptar, lektor i drejtësisë në një universitet publik lokal, ka kontakt me Shtetin Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit ka reaguar duke bërë me dije se personi që është arrestuar në Malajzi është shtetas shqiptar. Ai ka ikur para shumë vitesh atje ku edhe është shkolluar për drejtësi. Sipas të dhënave Z.K, i vënë nën akuza të rënda tashmë nga autoritetet vendase nuk është person i skeduar nga asnjë strukturë hetimore në vendin tonë, ndërkohë që bëhet me dije se emri i tij tashmë është në një hetim intensiv pas ardhjes së të dhënave të tij në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?