Shisnin kokainë, arrestohen 3 të rinj në Berat! Në kërkim 2 të tjerë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dimali 3”. Tre persona, 22, 19 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia. Shtetasit e arrestuar ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste kokainë, në Dimal.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit 26 vjeç, dhe 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.
KOHA JONË SONDAZH

