Shiste kokainë e heroinë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar, rezident në Pisa është arrestuar nga skuadra e lëvizshme e Livornos me akuzën për mbajtje dhe shpërndarje droge, në shtëpi kishte rreth 1 kg e gjysmë heroinë dhe më shumë se 600 gram kokainë, si dhe rreth 10 mijë euro, që sipas policisë vinin nga shitja e drogës.

I riu shqiptar është ndaluar në qendër të Livornos nga policia për një kontroll, pas sinjalizimeve të shumta të rezidentëve.

Pasi tentoi të largohej me vrap dhe të zhdukte 1 kg heroinë të mbështjellë me celefon, është arrestuar nga agjentët e policisë. Pas kontrollit në shtëpi në Piza, policia gjeti edhe pjesën tjetër të drogës dhe paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?