Shkatërrohet banda e heroinës, arrestohen 22 shqiptarë, rumunë e tunizianë

ITALI – Karabinierët e Padovas në bashkëpunim me policinë shqiptare kanë arrestuar 22 persona me kombësi shqiptare, rumune e tuniziane për trafik droge.

Sipas RaiNews ata qarkullonin në Shqipëri dhe në disa qytete të Italisë, si Lombardia, Veneto, Toskana.

Autoritetet italiane raportojnë se 22 të akuzuarit merreshin me trafik drogërash të ndryshme, por kryesisht me heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet bënë të mundur të zbulohej organizata e madhe kriminale që ishte shndërruar në një nga kanalet kryesore të furnizimit të heroinës për veri-lindjen e Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat italiane shkruajnë se kryhej një shitje javore prej rreth 50 kg heroinë. Operacioni, ndaj aktiviteteve që funksionnin si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, u ndihmua nga bashkëpunimi i suksesshëm me policinë shqiptare.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?