Shkatërrohet banda e “skifterave” shqiptarë në Francë, kryen 350 vjedhje

Një bandë e përbërë nga shqiptarësh është shkatërruar nga policia franceze të cilët akuzohet për rreth 350 vjedhje.

Sipas mediave lokale, janë arrestuar 16 persona në total, të cilët akuzohet në 350 raste të vjedhjeve në rajonin Rhone-Alpes Auvergne.

“Ata vepronin në mënyrë shumë të organizuar dhe të strukturuar”, thanë hetuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banda dyshohet se kryente vjedhje banesash, teksa në fokus ishin paratë, bizhuteritë, tableta e deri tek televizorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe e këtyre vjedhje janë kryer në tremujorin e fundit të vitit 2016.

Nga hetimet, rezulton që një pjesë e parave të vjedhura të jenë shpenzuar prej anëtarëve të bandës që jetonin në zonën e Firminy, ndërsa pjesa tjetër e parave mund të jenë dërguar edhe në Shqipëri. Për momentin identiteti i shqiptarëve nuk është bërë me dije. Një pjesë e të arrestuarve do të dalin nesër para gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?