Shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës, mes të arrestuarve një ish-futbollist

Shkatërrohet një tjetër organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Itali dhe arrestohen disa pjesëtare të këtij grupi, mes tyre edhe disa shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë sot se pjesë kësaj organizate ka qenë edhe një ish-futbollist.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës në zonën e Trevisos, Itali.

Në krye të piramidës, siç shkruan “Il Gazzettino” ishte një ish-punëtor shqiptar, Selim Osmani, i cili kishte gjetur mënyrën të kthente në një magazinë kokaine kompaninë për të cilën kishte punuar më herët në Colle Umberto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia italiane bën me dije se për të arritur në gjurmët e tij iu është dashur të hetonin fillimisht katër bashkëkombas të tij dhe një figurë të njohur nga sporti i serie B dhe C, ish-futbollistin Giuliano Camporese dhe ish-trajner në Castelfranco. Ky i fundit ishte hetuar më herët edhe si shpërndarës droge mes zonave të Coneglianos dhe Vittorio Veneto.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?