Shkatërrohet narko-banda në Austri. Furnizoheshin nga Shqipëria dhe Kosova
Aktualitet E Mërkurë, 14 Korrik 2021 14:22
Janë arrestuar 22 persona nga policia austriake. Sipas mediave të huaja, ky grup dyshohej se prodhonte lëndë narkotike në Serbi dhe furnizohej nga Shqipëria dhe Kosova pastaj i shiste në Austri dhe Gjermani.
Gjatë operacionit policor janë kapur edhe 64 kg marihuanë dhe janë zbuluar dy laboratorë droge.
Ky operacion u bë i mundur në bashkëpunim mes saj policisë serbe dhe asaj austriake.

