Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë në Belgjikë, 4 në pranga

Pas katër shqiptarëve të arrestuar në Britani të Madhe, janë arrestuar edhe katër shqiptarë në Belgjikë, që ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e emigrantëve.

Shqiptarët, të moshave nga 28 deri në 41 vjeç, janë arrestuar në bazë të urdhrave evropianë të arrestit, shkruan albinfo.ch. Pjesë e operacionit policor, është edhe arrestimi i njëkohshëm i katër shqiptarëve të tjerë në qytetin Gent të Belgjikës, nga Policia Federale belge.

Mendohet se ky rrjet i trafikantëve përmes pagesave sillte çdo javë në Britani rreth 20 emigrantë nga Shqipëria. Shqiptarët e arrestuar kanë dalë përpara Gjykatës së Ekstradimeve, Westmintser Magistrates Court, në Londër dhe pritet të ekstradohen në Belgjikë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej vitesh, Britania mbetet një destinacion i preferuar i shqiptarëve, të cilët arrijnë një numër të konsiderueshëm, edhe pse autoritetet britanike të emigracionit dhe ato të policisë kanë përshkallëzuar përpjekjet e tyre për frenimin e ardhjeve ilegale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?