Shkodër, arrestohet shefi i kardiologjisë Edi Smajlaj

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion, duke vënë në pranga shtetasin Edi Smajlaj, shef i kardiologjisë në Spitalin e Shkodrës. Smajlaj është vënë në pranga brenda në pavionin e kardiologjisë.

Ka qenë pikërisht Smajlaj ai që ka shtruar në operacion shtetasin Simon Lufi, pedagog i kapur disa ditë më parë nga policia, pasi akuzohet për ryshfet. Ka dyshime të forta se Edi Smajlaj e ka shtruar në spital Lufin me pretekstin për ta shëruar, me qëllim që pedagogu të kishte lehtësime në gjykim.

Shefi i kardiologjisë së Shkodrës, Edi Smajlaj akuzohet për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?