SHKODER/ Gjykata liron shefin e kardiologjisë
Aktualitet E Enjte, 6 Maj 2021 19:08
Gjykata në Shkodër ka liruar shefin e kardiologjisë Edi Smajlaj. Ky i fundit akuzohej për falsifikim të kartelës së pedagogut Simon Lufi.
Vendimi i gjykatës ka ardhur pas verifikimeve të Komisionit të Mjekëve.
Bëhet me dije se Komisioni i Mjekëve ka thënë se diagnoza që ka dhënë Smajlaj ka qënë e saktë. Edi Smajlaj u arrestua pasi firmosi kartelë mjekësore pa motiv.

